Arsenali ia ofron Interit Xhakën në shkëmbim të Eriksenit

E publikuar: 17/11/2020 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas lajmeve të fundit të raportuara nga “Corriere dello Sport”, Arsenali dhe Interi janë duke punuar mbi mundësinë e një shkëmbimi kokë më kokë ndërmjet Granit Xhakës dhe Christian Erikse, përcjell KosovaPress.

Ish-mesfushori i Tottenhamit ka hasur në telashe serioze nën urdhërat e trajnerit Antonio Conte dhe po e sheh si zgjidhje rikthim në Premierligë, ndërsa nga ana tjetër, Xhaka e sheh si mundësi të mirë një aventurë të re ne Serie-A.

Duke parë se asnjëri lojtar nuk shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrave të tyre, ky shkëmbim mund edhe të konkretizohet gjatë afatit kalimtar veror.