Arrin në 35 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir

E publikuar: 31/10/2020 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka arritur në 35 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Izmirin dje.

Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave (AFAD) ka njoftuar se numri i të plagosurve si pasojë e tërmetit më magnitudë 6,6 është rritur në 880.
Sipas AFAD, pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe të paktën 484 pasgoditj, ku 37 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4.0.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 243 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, shtatë janë në kujdes intensive, derisa tre persona janë në gjendje kritike.