Arrihet marrëveshja e parë për koalicion në Prizren

E publikuar: 10/11/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën.

Koalicioni lidhet sot në ora 14:30.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i VV-së, Musa Bushrani, shkruan “PrizrenPress”.

“Vetëvendosje sot mban konferencë lidhur me marrëveshjen e arritur me Nismën dhe mbështetjen e saj për balotazh”, konfirmoi Bushrani.

“ Folës në këtë konferencë janë,Mytaher Haskuka kandidat për kryetar komune në Prizren nga radhët e LVV dhe Zafir Berisha, përfaqësues nga NISMA”.

Konferenca do të mbahet në hotel Theranda, në katin e dytë, në sallën e konferencave.

Kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka dhe ai i PDK-së, Shaqir Totaj, do të përballen në balotazh me 19 nëntor të këtij viti.