Arrestohet Zafir Berisha, Policia thotë se i sulmoi zyrtarët e saj

E publikuar: 08/06/2022 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti, Zafir Berisha, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë.Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren, pa mohuar ose pohuar se bëhet fjalë për Berishën.
Nga Policia thanë se Berisha i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.Ai, momentalisht është duke u intervistuar nga ana e zyrtarëve policorë dhe ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.