Arrestohet shqiptari me gjysmë milion euro drogë

E publikuar: 07/08/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Besmir Myrtaj (31) me ç’rast është konfiskuar edhe një sasi e drogës, transmetojnë sot mediat italiane.

Sipas këtyre mediave, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, policia ka gjetur dy çelësa, njëri prej tyre kopje që përdorej për të hapur apartamente në Via del Rio.Policia italiane dyshon se Myrtaj ka përdorur çelësin në emrin e vëllait të tij binjak, Gazmendi, i cili sipas mediave italiane, jeton në Shqipëri.

Myrtaj synonte të mashtronte inspektimet duke përdorur emrin e vëllait. Në apartament janë zbuluar edhe 4 kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sodë buke që shërbenin për rritjen e volumit të kokainës. Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruara është rreth 500 mijë euro, shkruan La Gazzetta del Mezzogiorno.