Arrestohet një shtetas i Kosovës i dyshuar se ka luftuar në Siri

E publikuar: 30/12/2016 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një person nga Kosova, i cili ishte i kërkuar për dyshime se ka luftuar së bashku me grupe terroriste në Siri.

Në kumtesën e djeshme të policisë thuhet se 30 vjeçari, Enos Begolli, nga Mitrovica, është arrestuar nga forcat anti-terror të Shqipërisë dhe i është dorëzuar policisë së Kosovës, raporton agjencia AP nga Tirana.

Në kumtesën e policisë theksohet, po ashtu, se Begolli ishte i kërkuar në Kosovë, ku ishte i dënuar me 4 vjet burg për shkak se ishte luftëtar i një grupi terrorist islamik në Siri.

Disa qindra shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria konsiderohet se u janë bashkuar grupeve ekstremiste islamike dhe ende janë aktive me grupet në Siri dhe Irak, raporton AP.