Arrestohet një shtetas i Serbisë nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘dhënie e ryshfetit’

E publikuar: 21/12/2021 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në
Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një
mashkull shtetas i Serbisë (N.V., viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të
kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe
Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është
sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së
veprës penale ‘dhënie ryshfeti’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me
aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.