Arrestohet një person, policia e zë në flagrancë duke e grabitur një person tjetër

E publikuar: 23/09/2022 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte duke kryer një rast të grabitjes në proces përball një lokali afarist.

Sipas policisë, policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin K.B., i cili nën kërcënimin e thikës po e mbante viktimën V.S., për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se informacioni është pranuar nga një qytetar.