Arrestohet një person në Prishtinë pasi ka shtënë me armë zjarri

E publikuar: 05/07/2020 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë, është arrestuar një person sepse ka shtënë me armë zjarri në ajër. Sipas të dyshuarit, ai ka shtënë me armë në vetëmbrojtje pasi që ishte sulmuar nga dy të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Shkolla Emin Duraku, Prishtinë 04.07.2020 – 20:21. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër sipas tij i njëjti ishte sulmuar nga dy persona t dyshuar dhe në vetëmbrojtje ka shtënë me armë. Arma Ekol Tuna është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.