Arrestohet një person i kërkuar për shitje të narkotikëve në Ferizaj

E publikuar: 26/10/2021 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në të arrestojë një person në me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,

substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.