Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

E publikuar: 21/10/2021 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit J. B. (87), shtetas i Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.