Arrestohet i dyshuari për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë

E publikuar: 19/06/2018 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22 një person ka raportuar në polici se i dyshuari i’a ka vjedhur në garazhin e tij gomat e veturës të cilat kanë qenë të mbyllura me çelës.

Policia ka njoftuar se ankuesi i kishte vërejtur gomat tek i dyshuari, ndërsa njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.