Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 36-vjeçarit në Dobratin

E publikuar: 06/01/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ndodhi më 3 janar në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Sipas Policisë, si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të disa personave, i dyshuari shqiptar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull-shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Gazeta Express ka shkruar për vrasjen e Muhamet Osmanit, 36-vjeçar, nga Mitrovica, i cili dyshohet se u vra gabimisht nga shoku i tij. Gazeta Express nga burimet e saj pati kuptuar se i dyshuari për vrasjen është Ylber Zekolli, por raporti policor nuk përmend emra e as iniciale.

Express ka qëndruar një ditë pas vrasjes të shtëpia e familjes Osmani dhe ka biseduar me dy vëllerëzit e viktimës.

“Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë M-47 (me leje) dhe një pistoletë me një fishekë. I dyshuari ishte në arrati, por më 5 janar është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

Vrasja ka ndodhur në orën 03:05 në sallën e një restoranti që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin të Graçanicës./GazetaExpress/