Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj punëtorit të KEDS-it

E publikuar: 11/01/2018 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një punëtor i KEDS-it është sulmuar në mesdtiën e sotme nga një banorë i Gllarevës së Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë se rasti është cilësuar si “ sulm ndaj personit në kryerje të detyrës zyrtare”. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar menjëherë një të dyshuar.

“Është sulmuar një zyrtarë i KEDS-it, d.m.th rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Ky rast ka ndodhur rreth orës 14:05 minuta në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës”, ka thënë Ibra për “Indeksonline”.

“Të dyshuarin policia e ka arrestu menjëherë dhe me vendim të prokurorit ju ka shqiptu masa e ndalimit prej 48 orëve “, ka përfunduar Ibra./rtklive/