Arrestohet i dyshimti për mashtrime në emër të organizatës GIZ

E publikuar: 06/01/2018 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SH. A. (28 vjeç) nga Komuna e Ferizajt i dyshimtë për mashtrime në emër të organizatës gjermane GIZ është arrestuar nga policia rajonale dhe po mbahet në afat prej 48 orësh në stacionin policor të Gjilanit.

Ai dyshohet se ka mashtruar kryetar komunash e drejtorë shkollash, duke u premtuar donacione për arsimin, e duke u prezantuar rrejshëm si përfaqësues i organizatës qeveritare gjermane, GIZ, shkruan sot Koha Ditore.

Nisjen e mashtrimit e kishte filluar Viti. Atje kishte arritur të zhvillonte takime edhe me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti dhe me drejtorë shkollash, duke u premtuar se do të sillte donacione për shkollat siç janë: kompjuterët, bankat, karriget etj.

Pas këtyre takimeve i dyshuari për mashtrime kishte vazhduar vizitën e tij edhe në Komunën e Gjilanit. Në këtë komunë dyshohet se ai ka mashtruar drejtorë shkollash të cilët e kishin qeras edhe me darka falas, ngase u kishte premtuar atyre se brenda një periudhe të shkurtër kamionët e mbushur me inventarë, dedikuar shkollave do të vinin nga Gjermania./koha.net/