Arrestohen tre policë në Gjilan

E publikuar: 18/06/2018 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre policë janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit”.

Fjala është për tre policët, për të cilët Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë nisi hetimet dhe rekomandoi suspendimin.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, sot (18.06.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë arrestuar këta tre zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës)”, thuhet në një njoftim të IPK-së.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.