Arrestohen Gjashtë të dyshuar pasi u kapen 47 KG Marihuanë

E publikuar: 04/01/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe konfiskon 47 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Arrestimi i tyre është bërë pasditen e së mërkures pas një kontrolle në dy lokacione në fshatin Marec dhe Matiqan në Prishtinë.

“Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit sipas policisë janë J.M viti i lindjes 1945, B.B viti i lindjes 1988, A.L viti i lindjes 1995, I.B viti i lindjes 1980, B.F viti i lindjes 1978, F.S viti i lindjes 1985.

Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes./insajderi.com/