Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

E publikuar: 16/06/2021 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës.

Siç njofton prokuroria në flagrancë janë arrestuar dy (2) persona, si dhe gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth 100 mijë euro dhe një veturë.

Tutje theksohet se të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta.

Të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.