Arrestohen dy persona n’Prishtinë, kryen disa vjedhje në Austri

E publikuar: 15/11/2023 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të kryera në Austri.

Bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të kryeqytetit.

“Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.