Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

E publikuar: 22/05/2022 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar sot në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit ishin duke i vjedhur disa vegla pune.

“Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje ‘, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune”.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin. Pas procedurave të interivistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./InfoSot/