Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohet se vodhën një shtëpizë kompjuteri

E publikuar: 20/07/2022 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetuesit policor sot në Lipjan kanë arrestuar dy persona nënj dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Policia ka njoftuar se në banesën e njërit prej të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është e vjedhur.

I dyshuari i parë, D.U. 22 vjeç, është dërguar në mbajtje, ndërsa A.B. është liruar në procedurë të rregullt.“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona për veprën vjedhje e rëndë që ka ndodhë në një zyrë në sheshin Adem Jashari në Lipjan”, thuhet në njoftim.