Arrestohen dy meshkuj për tentim vrasje në Prishtinë

E publikuar: 28/12/2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë, për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e cila dyshohet të jetë përdorur në atë rast, së bashku me një armë automatik AK 47, një karikator me 24 fishekë të kalibrit 7.62mm, 6 gëzhoja, dy maska të zeza dhe një palë doreza.

Me këtë rast janë kontrolluar edhe dy lokacione në lagjen Emshir, ku atje janë gjetur dhe konfiskuar 22 fishekë të kalibrit 7.65mm dhe një sprej CO.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit ata janë dërguar në mbajtje.