Arrestohen 14 persona në Gjakovë, organizonin lojëra fati

E publikuar: 06/12/2021 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

14 persona në Gjakovë janë arrestuar pasi të njëjtit kanë zhvilluar lojëra fati në një lokal.

Sipas Policisë, 13 nga të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

Ndërkaq, njëri prej tyre, që ishte pronar i lokalit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka arritur të arrestojë edhe bashkëpronarin e lokalit, për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.