Arrestimi i dytë i militaëve të Vetëvendosje për blerje të votave në Prizren

E publikuar: 06/10/2019 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK-së, është obliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes.

Partia Demokratike e Kosovës, duke dënuar ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton opinion e gjerë, se kjo skenë e mashtrimeve të Vetëvendosjes, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Andaj, të gjithë vëzhguesit e PDK-së, do të jenë në krye të detyrës, për ruajtjen e votës dhe të vullnetit të qytetarëve. Me këtë rast u bëhet thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.

Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve.

PDK, në Prizren, me këtë rast shpreh shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për parandalimin e veprave kriminale, siç janë vjedhja dhe blerja e votave.

Video e dërguar është bërë nga vëzhguesit e PDK-së, në afërsi të SHFMU “Abdyl Frashëri”