Armend Muja: Rrogat e deputetëve janë shumë të larta krahasuar me standardin jetësor

16.12.2021 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Armend Muja: Rrogat e deputetëve janë shumë të larta krahasuar me standardin jetësor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar mbrëmë se pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë shumë të larta.

Këtë deklaratë, Muja e ka dhënë në emisionin “DPT te Fidani” të T7, kur është pyetur për kërkesat e sindikatave.

Sipas Mujës, në fillim të mandatit, ata i kanë propozuar edhe opozitës që ta adresesojnë këtë çështje, por që s’ka pranuar askush.

Me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro, Muja thotë se paga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro.“Unë mendoj që rrogat e deputetëve janë shumë të larta, krahasuar me standardin jetësor që e kemi dhe ideja ka qenë që në fillim të mandatit, ne i kemi thanë edhe opozitës a të fillojmë pra ta adresojmë ketë shqetësim, mas pari prej vetes. Hajde po fillojmë prej deputetëve. Merre krejt Evropën, rroga e deputetit është sa pesë herë mesatarisht rroga minimale, që i bjen rroga minimale që ne po propozojmë është 250 euro, që rrjedhimisht i bjen që rroga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro, jo aq e lartë. Dhe pastaj kur ta fillojmë prej vetit, kemi një autoritet moral që t’i dërgjojmë edhe të tjerët apo kërkesat tona na duken më të sinqerta. S’kanë pranu, s’pranon kërkush dhe për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi, unë mendoj që duhet të vendoset rend, parim i meritokracisë dhe transparencës dhe për këtë arsye ka nevojë për një kudjes”, ka deklaruar Muja në T7.

Ndryshe, Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend, duke paralajmëruar greva dhe protesta, nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Zbulohen detaje nga biseda telefonike Johnson-Zelensky

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Kurti në World Affairs Forum: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

Arrestohen dy persona në Vushtrri, ishin duke vjedhur vegla pune

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”, Kadrijaj reagon pas deklaratës skandaloze të Kurtit për Vuçiqin

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Kosova ende pa kryeprokuror të shtetit

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Edita Tahiri: Kurti tash e zbuloi Amerikën!

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën shqipe në Nju Jork

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit

Edhe tri shtete të tjera konfirmojnë linë e majmunit