Armëmbajtje pa leje në Istog

E publikuar: 01/07/2020 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me dylbi për të cilat nuk kishte leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur në fshatin Osojan të Istogut.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është  gjetur dhe konfiskuar një revole TT. 

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.