ARKEP-i pranon 242 ankesa nga qytetarët, shumica prej tyre për heqjen e kanaleve nga IPKO

E publikuar: 19/07/2022 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

242 ankesa janë drejtuar në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për vitin 2021. Shumica prej këtyre ankesave kanë të bëjnë për heqjen e kanaleve nga Platforma televizive IPKO, raporton Ekonomia Online.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bordit të ARKEP-it, Nazmi Rahimi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

“Sa i përket ankesave, i kemi pas 242 ankesa. Në mungesë të resurseve njerëzore, nuk janë kategorizuar. E di se ka pas ankesa për heqjen e kanaleve të IPKO-s, me kualitetin e shërbimeve, me çmimet e pakove”, tha ai.E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, kërkoi sqarime për masat që duhet të ndërmarrë ARKEP shkaku i sulmeve kibernetike.“Çfarë niveli kanë qenë ankesat dhe si janë adresuar ato? Pyetja ime konkrete lidhet me një sulm kibernetik në Shqipëri, që ka sulmuar të gjitha faqet shtetërore.

Do të doja ta dija se çfarë masa do të merren në vitin tjetër për sigurinë”, tha ai.Për këtë, Lule Ahmeti, tha se synojnë dixhitalizimin e shërbimeve të ARKEP-it, në mënyrë që qasja për ankesat të jetë më e lehtë.Shqetësuese për këtë institucion është edhe mungesa e punëtorëve, ku sipas Rrezarta Durakut, në departamente të rëndësishme operojnë vetëm me një punëtor.“Një problem i madh është mungesa e punëtorëve. Në departamentin ligjor ne e kemi vetëm një punëtor e ky është një prej departamenteve më të rëndësishme”, tha ajo,