Argjentina me përkrahjen e Ekuadorit dhe Brazilit kundër vendosjes së ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

E publikuar: 29/04/2023 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre shtetet të Amerikës Latine, Argjentina, Ekuadori dhe Brazili kanë dalë kundër vendosjes së ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkland. Kështu raporton sot agjencia argjentinase e lajmeve “Agnprensa”, teksa citon edhe diskutimet e bërë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajtur të enjten, trasnmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Brazilit në OKB ka deklaruar se prania e trupave të Republikës së Kosovës në Ishujt Falkland si pjesë e forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar “përbën shkelje të Rezolutës 31/49 të Asamblesë së Përgjithshme dhe është në kundërshtim me frymën e Rezolutës 41/11 që e shpall solemnisht Atlantikun e Jugut si Zonës të Paqes dhe Bashkëpunimit”.

Lexo Edhe:

Shëroni shpejt prostatën! Metoda është tashmë e disponueshme

Edhe një kërcënim i Vuçiqit: Mos i dëboni serbët, përndryshe ne dimë çfarë…
Duke e thënë këtë, përfaqësuesi i Brazilit ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për “të drejtat sovrane të Argjentinës mbi territorin e pushtuar”.

Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të përmbahen nga kryerja e “veprimeve të njëanshme në atë territor”, shkruan Gazeta Express.

Edhe përfaqësuesi diplomatik i Ekuadorit ka thënë se Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve refuzon fuqishëm praninë e forcave të huaja në Amerikën e Jugut dhe sipas tij një lëvizje e tillë “kuptohet si një provokim i pajustifikuar dhe bie ndesh me rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, shkruan “Agnprensa”, trasnmeton Express.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Argjentinës, duke thënë se janë të shqetësuar me veprimin e “një anshëm” të forcave të Mbretërisë së bashkuara për përfshirjen e aktorëve të rinj me aftësi ushtarake në Ishujt Falkland, një territor që sipas MPJ të Argjentinës “është objekt i një mosmarrëveshjeje sovraniteti i njohur nga Kombet e Bashkuara”, raporton Gazeta Express.

Kuvendi i Kosovës para pesë muajsh kishte votuar për dërgimin e një kontigjenti të FSK-së në Ishujt Falkland. Kryeministri Kurti kishte treguar se FSK shkon atje në shërbim të paqes dhe se vendi i kryerjes së misionit janë Ishujt Falkland -Mbretëria e Bashkuara dhe e Irlandës Veriore.

Kryeministri kishte sqaruar se do të jenë më shumë se shtatë ushtarë të FSK-së dhe se ky mision i tyre do të zgjasë për 3 vite me mundësi vazhdimi sipas dakordimit të palëve./GazetaExpress