Arbër Ismajli premton mbështetje për Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani”

E publikuar: 05/10/2025 05:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, gjatë një vizite në Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani” u zotua për mbështetje institucionale në mandatin e ardhshëm.

I shoqëruar nga deputeti Krenar Xhaferi dhe kandidatët për Asamble, Ismajli vlerësoi rolin e gjahtarëve në ruajtjen e natyrës dhe faunës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me ta për zhvillimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Postimi iplotë

Vizitën e rradhës së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferin dhe kandidatët tanë për Asamble Komunale Muhadin Hazirin dhe Bedri Ajetin, e zhvilluam në Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani” së bashku me kryesinë e tyre, e cila është një organizatë e bashkuar rreth një qellimi të përbashkët, ku afër vetës numëron qindra anëtarë të jashtëzakonshëm të cilët luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës, mirëmbajtjen e faunës dhe jetës së egër në trevat tona.

Gjuetia dhe përgjegjësia ndaj mjedisit duhet të ecin paralelisht.

🙌🏼Gjahtarët e Gjilanit, me përvojën e tyre, janë model i ruajtjes së ekuilibrit natyror dhe i respektimit të ligjit në përpikmëri.

Zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme, Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” dhe shoqata të ngjashme do të kenë mbështetjen e merituar institucionale.

Sepse, bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për mbrojtjen e natyrës, për zhvillimin e turizmit malor e rural dhe për fuqizimin e qytetit tonë.

Ecim bashkë për fitore!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113