Arbër Ismajli: Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha pas 12 tetorit

E publikuar: 06/10/2025 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Livoç të Epërm, Arbër Ismajli u pritë me ngrohtësi nga banorët që besojnë në ndryshim dhe në një të ardhme më të mirë për Gjilanin.

Statusi i plotë:

Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi Emini, në Livoç të Epërm patëm një mbrëmje të veçantë me qytetarë që e duan vendin dhe besojnë në një të ardhme më të mirë për Gjilanin e ri.

🗣️Biseduam hapur për problemet, por edhe për mundësitë e mëdha që i kemi përpara pas 12 tetorit.

Banorët e Livoçit të Epërm e dinë mirë se kjo pjesë ka potencial të madh, por për shumë vite është lënë pas dore.

🙌🏼Kjo do të ndryshojë. Në planin tonë për qeverisjen e ardhshme, Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët.

Faleminderit për pritjen, për besimin dhe për fjalët e sinqerta.

Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi, do ta bëjmë duke qeverisur bashkë.

Vetëm të bashkuar do ta vendosim përpara Gjilanin dhe do ta kthejmë Livoçin e Epërm në një model të zhvillimit dhe jetësimit të ndryshimeve të jashtëzakonshme.

🙏🏼Mirënjohës dhe shumë falënderues për besimin e dhënë!

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113