Arbër Ismajli: Bashkë do ta fitojmë betejën për një Gjilan të ri

E publikuar: 03/10/2025 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në ditët me shi.

Kënaqësi dhe nder i veçantë të jemi pranë qytetarëve të Dheut të Bardhë, 2 Korrikut, Bajës dhe Fidanishtes.

🙌🏼 Ishte një tubim i madh, plot vullnet dhe besim se ndryshimi për Gjilanin është i pashmangshëm dhe jetësorë.

Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesën e kujdesit komunal dhe zhgënjimin e thellë nga pushteti aktual që vetëm ka premtuar e asgjë nuk ka sjellë.

Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë që “Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë”.

Ky është amaneti që ne e marrim seriozisht. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që do të punojë çdo ditë e çdo çast për ta.

✅Në këto lagje pashë shpresë, pashë besim dhe mbi të gjitha pashë vendosmërinë e qytetarëve që ky qytet duhet të ecë përpara.

Dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.

Koha e mashtrimeve ka kaluar.

Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për projektin e Gjilanit të ri që u shërben vetëm qytetarëve të vet.

🙏🏼Faleminderit shumë këtyre lagjeve për besimin.

Do të jemi bashkë në betejat e zhvillimit të qytetit tonë të dashur.

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113