Arben Vitia vazhdon të prijë në Prishtinë

E publikuar: 17/10/2021 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas rezultateve të fundit të publikuara në faqen e Këshillit Qendror Zgjedhor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, po prin me 42,57 për qind.

Pas tij vjen kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama i cili i ka 29,12 për qind.

Ndërkaq Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës ka 21,62 për qind.

I katërti është Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me 4,54 për qind.