“Aq ligësht ishte sa që s`mu duk si baba jem, Agroni u mor 13 vjeç e u torturua”/ Haradinaj flet për sakrificat e familjes së tij

E publikuar: 12/06/2024 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agron dhe Nasim Haradinaj

Agron dhe Nasim Haradinaj

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, është duke dhënë një intervistë në “Pressing” të T7.

Intervista vjen në ditën kur shënohet 25 vjetori i çlirimit të Kosovës.

Ai ka folur për familjen e tij, për sakrificat e paraluftës. Ka treguar sesi është torturuar babai i tij.

“Natën e parë jam arrestu më 1 prill në vitin 1981, baba Shqipja edhe unë. Më 2 prill, na kanë lëshu mu e Shqipen. Më 21 prill u patëm arrestu krejt grupet sepse dolëm prapë me shkrime. Pas meje Shqipe u dënu. Pastaj u marrë Agroni, Agroni ka qenë 13-vjeç u torturu Asllan Sllamniku, është ajo pjesa me atë Asllan Slamniku, ka ardhur nga Prishtina si kryeshef i UDB, ka qenë Sherif Balaj, ai ka ardur enkas për Smajl Haradinaj, dhe unë jam i sigurt që babën tem mentalisht e shkatërru ai”.

“Baba jem diagnozën e ka pasur pastrim truri. Baba jem kush e njeh pas lufte nuk është atij Smajli. Kanë përdorur edhe drogë, gjithçka kanë përdorur. Ka pas më pas probleme me figura njerëzve, ngjyra, reagojke pa kontroll”, ka treguar Haradinaj.