Apeli i Delawies deputetëve për zgjedhjen e gjykatësve të kushtetuese

E publikuar: 18/05/2018 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë sot Twitter ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë. Ai ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit.

Ky është postim i tij:

Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra.