Apeli e shpall kundërthënës aktgjykimin ndaj Gani Gecit

E publikuar: 26/10/2017 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Geci, ish-deputeti i LDK-së, do të gjykohet sërish për rrethanat e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit në Skenderaj, para tre vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që rastin ta kthejë në rigjykim. Në aktgjykimin e shkallës së parë, sipas vendimit të Apelit, ka aq kundërthënie sa e bëjnë atë të paqartë, konfuz dhe juridikisht të paqëndrueshëm.

Pas kthimit në rigjykim, mbrojtja e tij ka konsideruar se tani nuk mund të dijë nëse ky vendim është i favorshëm për ta.