Anulohet për sot raportimi i Veliut në komisionin për çështje të sigurisë

E publikuar: 29/06/2020 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agim Veliu ka pasur të raporonte sot në komisionin parlamentar, por kjo është anuluar bashkë me mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ishte paraparë që ministri  i Punëve të Brendshme,  Agim Veliu të raportonte sot në komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes brenda Kuvendit të Kosovës, por ky raportim është anuluar.

Drejtor i Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musliu Krasniqi e ka konfirmuar këtë për kosovapressin.

Lënja hapur e kasafortës me dokumente komplekse në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës sa ushtrues i detyrës së ministrit ishte, Xhelal Sveçla, ka bërë që edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të ftohet për hetim dhe komisioni parlamentar të ftojë persona kompetentë të japin më shumë informacion rreth kësaj.

Por, ky raportim është anuluar bashkë me mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar për sot.

Arsyet besohet të jenë infektimi i disa zyrtarëe të Kuvendit me coronavirus. /Insajderi.com/