Ankohet te policia se gruaja po ushtron dhunë psiqike ndaj tij

E publikuar: 28/09/2023 08:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën rreth orës 11:00, ankuesi ka informuar Policinë në Prishtinë se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.