
Kryekuvendari, Glauk Konjufca
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) në vendimin e marrë sot ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro, pas ankesës së paraqitur pranë këtij instuticioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për një deklaratë të kandidatit për deputet, Glauk Konjufca.
“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombetarizmi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, është deklarata e Konjufcës në tubimin e 23 janarit në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ku sipas LDK-së, këtu ai për “qeverisjen bashkë me Beogradin” nënkupton opozitën, duke theksuar se kjo deklaratë është thirrje direkte për nxitje dhe urrejtje.
Sipas PZAP-së, është bërë shkelje e rëndë e Ligjit Nr.08/L 228 për Zgjedhjet, nenit 34, paragrafi 1, ku thuhet se “përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”.
“Me datë 25.01.2025 PZAP-i ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilën pretendon se më datë 23.01.2025 është mbajtur tubimi i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, në këtë tubim kandidati për deputet dhe kryeparlamentari aktual, Gauk Konjufca, gjatë fjalimit të tij ka theksuar: “A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombetarizmi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, ku me këtë është bërë shkelje e rëndë e Ligjit Nr.08/L 228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, respektivisht nenit 34, paragrafi 1, nën paragrafi 1.11 i cili shprehimisht thotë: “përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.

















