Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së kalon në Vetëvendosje

11.10.2021 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së kalon në Vetëvendosje

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Afrim Fejza është nga larguar nga kjo pozitë për të kaluar kështu në Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook, ku publikoi edhe një fotografi nga takimi i tij me kryeministrin, Albin Kurti.

“Një takim miqësor me ish-kolegun e studimeve, prijësin e proceseve dhe të demonstratave studentore, mikun tim, Albin Kurti, tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilin edhe fizikisht e urova për sukseset e arritura në garën zgjedhore të 14 Shkurtit! Natyrshëm biseda filloi me kujtimet dhe nostalgjitë studentore të viteve të 90-ta, ku për shqiptarët në Kosovë, arsimimi dhe studimet universitare ishin një nga shumë sfidat jetësore të kohës! Me gëzoi edhe fakti se miku tjetër i im, Arianiti (i vëllai i Albinit) bashkë me kolegë tjerë kanë ndërtuar një karrierë briliante prej profesori dhe shkencëtari ndërkombëtar në fushat e Inxhinierisë Elektroteknike dhe Teknologjive Inovative dhe po e përfaqësojnë me nderë vendin tonë në arenat më të avancuara botërore”, u shpreh Fejza.

Ai tregoi se çka u diskutua në takim me Kryeministrin Kurti, përcjell Klankosova.tv.

“Kryeministrin Kurti e njoftova se ne mesin e shumë profileve arsimore edhe në shkollën tonë profesionale është hapur profili arsimor teknologjik dhe inovativ, Mekatronika, por që për arritjen e sukseseve po sfidohemi me vështirësi dhe me mungesë të kushteve infrastrukturore! Kurti e urova dhe e përgëzova edhe për kandidatin e tij në garën zgjedhore për udhëheqjen dhe qeverisjen e komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina, e të cilit me modesti i premtova votën time një e drejtë qytetare për ndryshime pozitive, dhe obligim i kandidatit pretendent për qeverisjen e tij katërvjeçare”, ka shkruar Fejza.

Tutje, ai përmes këtij shkrimi i kërkoi falje Kadri Veselit për dorëheqje pa prezencen e tij fizike në Kosovë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë