Ancelotti dëshiron transferimin e Werner

E publikuar: 14/06/2021 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e sulmuesit të Chelseas Timo Werner.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid po përgatitet për transferimin e papritur të Werner.

Forma e Werner ishte e luhatshme me Chelsean, por Ancelotti mbetet një fans i madh i futbollistit, dhe ka kërkuar transferimin e tij në skuadër.

25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 52 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe 15 asistime.