Analisti serb i kërkon Vuçiqit që t’ia ndalojë fushatën Gjuriqit në Kosovë

E publikuar: 06/06/2017 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti serb, Dushan Janjiq ka kritikuar qëndrimin e Marko Gjuriqit, shef i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën se serbët e Kosovës duhet ta mbështesin Listën Serbe dhe që Aleksandar Jabalanoviq është duke punuar për Prishtinën.
Duke komentuar incidentin e fundit në Leposaviq ndërmjet aktivistëve të Listës Serbe dhe kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviqit, Janjiq tha se incidenti në Leposaviq paraqet një faturë para zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.

“Beogradi nuk mund të vazhdojë politikën aktuale të gabuar që t`i komandojë serbët. Kjo është fatale për një politikan. Kjo do të thotë fund i tij. Kur ata thonë se nga gjashtë Lista serbe është vetëm një e vetme e vërtetë, nuk i ka mbetur Beogradit që të zgjedhë në këtë çështje. Presidenti i shtetit, Vuçiq e ka detyrim unitetit kombëtar.

Ai duhet të ndalojë këtë fushatë të Marko Gjuriqit dhe mjeshtërve nga Lista Serbe dhe që të ketë pikëpamjen se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, të kenë rëndësi të barabartë për politikën e Beogradit “, tha ai, raportojnë mediat serbe