Ambasadorja shqiptare në OKB, e pikëlluar me vdekjen e ambasadorit rus

E publikuar: 20/02/2017 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, përmes një postimi në Twitter, është deklaruar e pikëlluar për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin.

“E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kadare në Twitter.

Ndërkaq, postimin e saj e ka shpërndarë edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.

Ambasadori rus, Churkin, është i njohur si kundërshtar i ashpër i shtetësisë së Kosovës të cilën e mbron si pjesë përbërëse të Serbisë.

Churkin vdiq të hënën në moshën 64-vjeçare në New York.