Ambasadorja amerikane në NATO: SHBA-ja vazhdon ta mbështesë avancimin, stabiltietin dhe prosperiteti në Kosovë

E publikuar: 08/09/2023 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani dhe Julianne Smith

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Julianne Smith, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.

Ajo ka thënë se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë avancimin, stabiltietin dhe prosperiteti në Kosovë.

”E ritheksova se 🇺🇸 do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osman ka qëndruar në selinë e NATO’s, ku ka pasur edhe një adresim për audiencën e Kosovës.

Ajo përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.