Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

16.10.2021 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se lidershipi i Serbisë që udhëhiqet nga Aleksander Vuçiq dallon nga regjimi i Millosheviqit. Godfrey i cili pritet që të zëvendësohet nga diplomati Christopher Hill në një intervistë për median serbe ‘Novosti’ ka folur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja, duke thënë se ka qenë vendim i detyruar, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori amerikan, Godfrey i pyetur nëse zyrtarët amerikanë duhet t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999, ai u shpreh se ka shprehur keqardhje njëjtë sikur Sekretari Gjeneral i NATO-s për viktimat civile gjatë bombardimeve.

“Unë e di se e kaluara është përplot sfida, për shembull, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje publike për viktimat civile në vitin 1999. E bëra edhe unë. Por ai vendim duhej marrë atëherë dhe Shtetet e Bashkuara e shohin atë si ditën kur diplomacia dështoi. Ishte një vendim i detyruar, ne nuk e donim atë, por u detyruam ta merrnim atë për të ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit”, tha ai.

Godfrey tutje është shprehur se lidershipi i Vucic dallon nga regjimi i Millosheviqit.

Unë do të bëja një dallim të qartë midis atij regjimi dhe udhëheqjes serbe tani. Unë nuk mendoj se Serbia duhet të përqëndrohet aq shumë në të kaluarën dhe të jetojë me hidhërim për shkak të ngjarjeve të së kaluarës, por të përqëndrohet në të ardhmen e tij, e cila sipas mendimit tim është jashtëzakonisht e ndritshme”, tha ambasadori amerikan.

Por, ish-ministri i Informacionit të Sllobodan Millosheviqit, presidenti i tanishëm, Aleksander Vucic i kishte thurrur lavde ish-shefit të tij, duke e quajtur lider të madh.

“Millosheviqi ishte lider i madh serb, që i kishte qëllimet më të mira të mundshme, por rezultatet ishin shumë më të këqija. Jo pse ai e donte këtë, por për shkak që dëshirat nuk ishin reale, dhe interesat dhe aspiratat e popujve të tjerë u neglizhuan e u nënçmuan”, kishte thënë Vucic.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Presidentja Osmani është totalisht e kontrolluar nga Kurti

Haradinaj: Presidentja Osmani është totalisht e kontrolluar nga Kurti

Selimi për Manastirin e Deçanit: Të çohet në Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Selimi për Manastirin e Deçanit: Të çohet në Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Mustafa: VV-ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Mustafa: VV-ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Pacolli: Pagova 90 mijë euro avionin privat që të kthehesha në Kosovë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente

Pacolli: Pagova 90 mijë euro avionin privat që të kthehesha në Kosovë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Ministria e Jashmte i ndaloi vizitën Petkoviqit për sot dhe nesër

Ministria e Jashmte i ndaloi vizitën Petkoviqit për sot dhe nesër

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Tre skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

Tre skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Sektori i tregtisë me numrin më të madh të të punësuarve në Kosovë

Sektori i tregtisë me numrin më të madh të të punësuarve në Kosovë

Kllokoqi letër Kurtit: Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë

Kllokoqi letër Kurtit: Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë

Pacolli: Rugova i dha gjithçka Kosovës dhe vuri themelet e shtetësisë

Pacolli: Rugova i dha gjithçka Kosovës dhe vuri themelet e shtetësisë

AGK dënon gjuhën linçuese të grupit “Me kryeministrin” ndaj gazetarëve

AGK dënon gjuhën linçuese të grupit “Me kryeministrin” ndaj gazetarëve

Apeli vërteton dënimin ndaj dy të akuzuarve për krime të luftës

Apeli vërteton dënimin ndaj dy të akuzuarve për krime të luftës