Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

25.07.2021 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli në një lidhje direkte për RTK-në nga Slavonski-Brod ka dhënë detaje nga vetëaksidenti i autobusit me targa të Kosovës, që ndodhi në mëngjesin e sotëm, e ku kanë humbur jetën nëntë pasagjerë dhe shoferi i autobusit.

“Për momentin ndodhem në spitalin e Slavonski Brodit. Këtu për momentin janë 44 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Disa prej tyre tashmë e kanë kryer operimin dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ambasadori Kasapolli.

Ai ka thënë se i ka vizituar të gjithë të lënduarit të shtrirë në repartet e spitalit në Slavonski-Brod, teksa ka njoftuar se janë duke e bërë identifikimin e viktimave dhe të lënduarve.

“Ne e kemi listën e të gjithë pasagjerëve dhe së bashku me autoritetet kroate jemi duke i identifikuar secilin veç e veç. Por disa janë në terapi dhe ende nuk kemi arritur të bëjmë identifikimin e tyre”, ka shtuar ambasadori Kasapolli, i cili ka bërë me dije se pasagjerët e këtij autobusi ishin bashkatdhetarë tanë nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Ai ka thënë se fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk janë në mesin e viktimave. “Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vdekurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin”, ka nënvizuar Kasapolli.

Sa i përket shkaqeve të këtij aksidenti ambasadori Kasapolli ka thënë se për momentin nuk ka ende ndonjë qëndrim zyrtar nga autoritet kroate.

Ai në fund ka falënderuar autoritetet kroate për reagimin e tyre të shpejtë për t’i dalë në ndihmë të aksidentuarve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq