Ambasadori i Shqipërisë e përmend Ramush Haradinajn në Këshillin e Sigurimit në OKB

E publikuar: 15/06/2022 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori shqiptar, Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB, në të cilin ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, i ka kthyer kthyer përgjigje Rusisë duke i thënë “Haradinaj u përball me drejtësinë dhe ka fituar, a do ta bëni edhe ju të njëjtën gjë?”

Të martën e 14 qershorit, ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, i ka kthyer kthyer përgjigje Rusisë për të cilën ai thotë se ka përmendur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai këtë e ka ritheksuar edhe përmes një postimi në TwitterIRMCT: I remind 🇷🇺 that Frm. PM of Kosovo, @haradinajramush, was tried & cleared twice by ICTY. He resigned, made himself available to justice, faced facts, was acquitted & went free.

Will Russian soldiers & politicians guilty of aggression & other serious crimes, do the same? https://t.co/pDQlcC92KN— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) June 15, 2022Hoxha ka thënë se Haradinaj, i cili është përmendur konkretisht, është gjykuar dhe liruar dy herë si i pafajshëm.

“Ai nuk u fsheh, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, është vënë në dispozicion të drejtësisë, është përballur me faktet, është shpallur i pafajshëm dhe doli i lirë”, ka shtuar ambasadori shqiptar.

“A do të bëjnë të njëjtën gjë ushtarët dhe politikanët rusë fajtorë për një krim agresioni dhe krime të tjera të rënda?”, ka shtuar Hoxha.

“ICTY (Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), ka bërë hetimet në Shqipëri, haptas, lirisht dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar ndonjë nga akuzat”.

“As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi asgjë”, ka përmbyllur fjalën e tij Hoxha. /PortaliD