Ambasadori” i promovimit të turizmit Shqiptar, kandidat për kryetar të Odës Ekonomike

E publikuar: 13/07/2022 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Biznesmeni i njohur Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë turistike “Sharr Travel”, është njëri nga tre kandidatet për kryetar të ri të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në Kuvendin zgjedhor i cili do të mbahet të enjten më 14 korrik.
I lindur në Greikoc të Suharekës, prej më shumë se dy dekada Kurtishaj ka dhënë kontribut shumë të madh në ndërtimin dhe më pas në avancimin e shumë institucioneve të rëndësishme në vend.

Nga viti 2018 e deri më tash Kurtishaj ka mbajtur pozitën e Kryesuesit të Kuvendit dhe njëherit atë të kryetarit të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Gjatë kësaj periudhe kohore Kurtishaj ka qenë zë i vetëm në mbrojtje të bizneseve të shumta të cilat u goditen rëndë si pasojë e Pandemisë COVID-19.

Kurtishaj ka qenë i vetëm në misionin e tij për shpëtimin e turizmit shqipfolës gjatë kohës së Pandemisë.
Gjithashtu ai ka qenë edhe zë i vetëm për rreth dy dekada për Intensifikimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, e ku për kontributin e dhënë në këtë drejtim ai është shpërblyer me mirënjohje të shumta nga ministra dhe kryetar të Bashkive të Republikës së Shqipërisë

Kurtishaj e njeh më mirë se kushdo tjetër funksionimin e Odës Ekonomike, pasi që nga viti 2006 e deri tash, aty ka ushtruar funksione të ndryshme. Gjithmonë ka qenë në mbrojtje të bizneseve me problemet që ata janë ballafaquar gjatë kohës.

Përpos përvojës së madhe institucionale, Kurtishaj ka përgatitje superiore, por edhe gjatë dy dekadave të fundit ka ndjekur trajnime të shumta nga të cilat tashmë ai ka krijuar një profil prej një ekonomisti dhe menaxheri shembullor.

I kontaktuar nga Front Online, Kurtishaj thotë se po i futet garës për kryetar të ri të Odës Ekonomike me të vetmin qëllim: përkrahjen dhe avancimin e më tutjeshme të bizneseve në vend.

“Pas përfundimit të mandatit ë Kryesuesit të Kuvendit të OEK-ut dhe Kryetarit të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarve, bazuar edhe në praktikat i të qenit pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës që një kohë të gjatë, synimet e mia janë që të avancohen duke kërkuar votën e delegatëve të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës për të më votuar për Kryetar të Odës Ekonomike e Kosovës. Këto synime i mbështes, duke u bazuar në kualifikimet profesionale, shkollore të arritura gjer më tash dhe duke u bazuar në referencat e arritura në të gjitha pozitat e kaluara në punë” ka thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!