Ambasadori Guerot: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 06/05/2023 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka ndjekur ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III bashkë me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai tha se vendet e tyre që më parë kishin probleme duhet tani të shërbejnë si shembull për pajtim për Kosovën dhe Serbinë.

“Duke parë ceremoninë e kurorëzimit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer Britania e Madhe, Nicholas Abbott. Franca dhe Britania e Madhe, aleatë përgjithmonë : një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në një ceremoni madhështore sot në Londër është mbajtur ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Nga Kosova, atje po qëndron Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.