Ambasadori gjerman në Serbi: Viola von Cramon s’paraqet qëndrimin e Berlinit zyrtar

E publikuar: 18/12/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se politika gjermane s’do të ndryshojë karshi Serbisë edhe me ardhjen e kancelarit të ri Olaf Scholz. Scheib poashtu ka thënë se deklaratat e eurodeputetes gjermane, Viola von Cramon nuk e përfaqësojnë pozicionin e Berlinit zyrtar.

Ambasadori gjerman në një intervistë për Tanjug tha se politika gjermane s’do të ndryshojë karshi Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është e thënë qartë në marrëveshjen e koalicionit – rëndësia e Ballkanit Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të BE-së sa është i rëndësishëm për rajonin të lëvizë drejt anëtarësimit në BE dhe të zbatojë reformat gjatë rrugës”.

Ambasadori Schieb foli edhe për eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me kritikat e saj që ka për lidershipin politik në Serbi për të cilën tha se deklarata janë personale dhe s’e paraqesin pozicionin e Berlinit zyrtar.

“Znj. Cramon është anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e të Gjelbërve. Ajo flet në emër të saj. Deklaratat i jep si eurodeputete dhe nuk është pjesë e qeverisë federale. Ajo është pjesë e partisë së Gjelbër por ka pozitën e vet dhe s’është pjesë e qeverisë gjermane”, tha ai.