Ambasadori gjerman kërkon marrëveshje edhe për energjinë dhe targat

E publikuar: 27/08/2022 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë, në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Rohde e ka quajtur këtë lajm të mirë, derisa ka kërkuar marrëveshje të njëjtë edhe për energjinë dhe targat.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutem domethënë për energjinë, targat”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Twitter.